A do të ketë zëvendësim të ekipit qeveritar? Ja si përgjigjet Sali

Zëvendësimi i ekipit qeveritar do të ishte i mundur me me kërkesë të kryeministrit, e jo të individëve apo ndonjë iniciatori prej anash. Kështu u shpreh sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali pas informacioneve të publikuara në disa media për zëvendësimin e tij.

“Nuk mund të them nëse do të qëndroj apo jo. Kryeministri tha tre javë më parë në një televizion kombëtar se ky është ekipi me të cilin dëshiron të punojë”.

I pyetur nëse se ka dëshirë të zëvendosohet, Sali tha se ka dëshirë të punojë dhe të promovojë pajisje mjekësore që do të jenë pranë pacientëve.

“Kam dëshirë të punoj shumë dhe të promovoj kudo pajisje mjekësore që do ti shërbejnë pacientëve”. (INA)