A do të kthehet Messi të Barça? Ja kur argjentinasi merr vendimin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Asi argjentinas Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Francë.

Ylli i PSG-së në tri ndeshjet e këtij sezoni, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim për kampionët në fuqi të Francës.

Reprezentuesi argjentinas është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona.

Sipas “Diario Sport”, Barcelona planifikon të rikthejë ish-yllin e tyre pas aventurës dyvjeçare të PSG-ja.

Messi raportohet se është i qetë dhe vendimin për të ardhmen e tij, do ta merr para Botërorit ‘Katar 2022’.

“Para Botërorit ‘Katar 2022’, Messi mund të merr një ofertë për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain, por edhe një ofertë nga Barcelona”, shkruan ‘Sport’.

Kujtojmë se argjentinasi para së të largohej nga ‘Camp Nou’, zhvilloi 778 ndeshje për Barcelonën, duke u bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Ai ka një sërë rekordesh, 672 gola, 303 asistime dhe 34 trofe të fituar, mes tyre 10 trofe në La Ligë dhe katër trofe në Champions League.