A do të kthehet Ronaldo për ndeshjen ndaj Parmës?

Humbja ndaj Atalantës ka komplikuar jo pak sezonin e Juventusit, që do të duhet të djersijë deri në javën e fundit për të siguruar një vend në zonën Champions, ndërsa telashet për trajnerin Andrea Pirlo vijojnë të shtohen.
Kështu një nga futbollistët më në formë të bardhezinjve, Federico Chiesa u dëmtua në transfertën bergamaske ndaj Atalantës dhe u zëvendësua pas më pak se një ore lojë, ndërsa sot u është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore.
Bëhet fjalë për një problem muskulor në kofshën e majtë, që do ta detyrojë anësorin italian të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën ndeshjen me Parmën, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, ndërsa më pas gjendja do të vlerësohet sërish.Ndërkohë lajm i mirë për Pirlon është rikthimi i Cristiano Ronaldos, që pritet të luajë nga minuta e parë në sfidën ndaj emilianëve, e cila është një detyrim për t’u fituar nga klubi bardhezi, që ka komplikuar jo pak rrugëtimin drejt një vendi në zonën Champions.