A do të kthehet shërbimi ushtarak? Dikur pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse!

INA
INA

01/03/2024

shkruan: Muhamer Pajaziti

Dikur, në vitet më të hershme kryerja e ushtrisë kishte një domethënie të madhe. Shihej si një sprovë e pjekurisë, si një shkollë e kryer. Pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse.
Gjenerata e mesme dhe më e moshuar kur fillonin bisedat për ushtrinë, i zinte mesnata. Rrëfimet e tyre ishin interesante dhe një aventurë e re jashtë shtëpisë.

Tregonin betimin e dhënë, qethjen te berneri, afërsitë me ushtarët, kapetanët dhe gjeneralët. Por edhe si zgjoheshin herët, rregullonin shtratin, bëheshin rresht dhe mernin urdhërat. Tre muajt e parë ishin shumë të rënda, sepseu bëheshin ushtrimet intensive .

Kur filluar turbullirat në vitet e nëndhjeta, kryerja e ushtrisë, sidomos për kosovarët ishte një makth i vërtetë. Ata torturoheshin në mënyra më mizore e disa ktheheshin edhe në arkivole. Për ti ikur këtyre tragjedive, një pjesë e madhe e të rinjve kosovarë ikën me të madhe drejt vendeve të Evropës.

Pas mbarimit të viteve të 90-ta, erdhi ‘demokracia’. Ushtritë e rregullta u bënë profesionale dhe konform stadardeve të NATO-s. Shërbimi ushtarak u hoq dhe shumë ushtri të rajonit, përjashtuar atë të Serbisë dhe Kroacisë, mbetën ushtri sa për të thënë.

Sot në rrethanat aktuale gjeopolitike, qeveritë e rajonit, një pjesë të madhe të buxhetit po e fokusojnë në forcimin e ushtrive të tyre.

Ushtria e Kosovës po modernizohet dhe qeveria aktuale synon ta kthej shërbimin ushtarak.

Kjo temë po diskutohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Shumë qytetarë janë pro kthyerjes së shërbimin ushtarak, por institucionet shtetërore nuk e konsiderojnë të domosdoshme.

Drejtuesit e ARM-së po vlerësojnë se shtetet anëtare të NATO-s janë të garantuara nga Neni 5 i marrëveshjes së Aleancës, ku garantohet siguria kolektive.

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska më 16 shkurt deklaroi se nuk ka nevojë të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, sepse sipas saj nuk ka rrezik të shtuar të sigurisë për shtetin apo arsyetim financiar për një vendim të tillë.

“Përveç monitorimit të kërcënimit, rikthimi në shërbimin e detyrueshëm do të kërkojë burime të konsiderueshme financiare. Po aq i rëndësishëm është ndikimi tek individët që mbushin 18 vjeç, të cilët do të ishin në margjinat e tregut të punës dhe mundësive arsimore.”, ka thënë Petrovska.

Por shumë qytetarë, sidomos brezi më i moshuar akoma kanë një nostalgji për ushtrinë.

Por akoma nuk dihet se si do ta pranoj gjenerata e re këtë ide, e cila ka një kosto të lartë financiare për shtetin. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

INFO

NA NDIQ