A do të ndalohen gotat plastike dhe shkopinjtë për pastrimin e veshëve

INA
INA

8 Gusht, 2023

Sipas njoftimeve, në vendin tonë së shpejti do të ndalohen lugët plastike për përzierje gjatë gatimit, si dhe mbajtëset plastike për balonat, përveç atyre të destinuara për përdorim industrial.

Është bërë e ditur se do të ndalohen të gjitha kontejnerët e plastikës, si dhe shkopinjtë për pastrimin e veshëve, përveç atyre që përdoren për qëllime mjekësore.

Me një dekret të posaçëm të BE-së urdhërohet ndalimi i shitjes së pakove të ushqimeve dhe pijeve nga plastika, pra polistiren i zgjeruar, si dhe plastika e degradueshme okso.

Gjithnjë e më shumë kafenetë në vend në kafe do të serviren kashtë letre në vend të kashtës plastike, e cila aktualisht nuk është e njohur sepse shkrihet në gojë.

Në vend, sipas Raportit të fundit të Ministrisë së Mjedisit, i cili bazohet në të dhënat e kompanive që menaxhojnë mbetjet e ambalazhimit, janë hedhur në treg 31750 ton plastikë.

Trajtuesit e mbetjeve mblodhën 21,055 ton, dhe vetëm 6,737 ton plastikë u përpunuan. Për momentin, nuk ka të dhëna se sa nga këto mbetje janë qese plastike.

Nga ana tjetër, shoqata për menaxhimin e mbetjeve vitin e kaluar ka dalë me të dhëna se në vend përdoren nga 120 deri në 150 milionë qese plastike në vit, që është afër 2000 tonë plastikë.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se kompanitë në vend vitin e kaluar kanë prodhuar rreth 5000 tonë ambalazhe plastike, thasë dhe qese./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

INFO

NA NDIQ