A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës, flet ministri i jashtëm grek

0

Kryediplomati grek Nikos Dendias ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes së Prespës. Ai theksoi se Greqia ka detyrime konvencionale ndaj Maqedonisë së Veriut që duhet t’i përmbushur. Megjithatë Dendias gjithashtu thatë se do të përpiqet të bind vendin që përmes kornizës evropiane të shfrytëzojë dispozitat që kanë të bëjnë për gjuhën dhe identitetin. “Nga ana tjetër duhet të pranohet emërim o qytetarit të vendit ‘qytetar i Maqedonisë së Veriut’. Por, është proces që po zbatohet dhe që po kalon përmes perspektivës evropiane tek fqinji Maqedonia e Veriut. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por nëse ju them se mund ta ndryshoj marrëveshjen, nuk do t’ua them të vërtetë. Pasi që është nënshkruar dhe ratifikuar, kjo nuk është e mundur”, deklaroi Dendias, në intervistën për radion greke ‘Real FM’.