A do të paguajnë qytetarët për dokumente pas ndërrimit të emrit, ja përgjigja e Qeverisë?

0

Qeveria ka dhënë përgjigje pas dilemave dhe pyetjeve të shtruara se kush do të mbulojë harxhimet marramendëse të qytetarëve gjatë ndryshimit të dokumenteve të tyre, pas ndryshimit të emrit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i pyetur se kush do të paguajë harxhimet për dokumentet e qytetarëve që duhet ti ndërrojnë me ndërrimin e emrit, tha se qytetarët nuk do të kenë harxhime plotësuese për ndërrimin e dokumenteve sic janë pasaporta, letërnjoftimi dhe dokumente tjera, sepse këto dokumente do të ndërrohen me kalimin e afatit të tyre, informon INA.

“Ato janë harxhime të rregullta që do të kenë qytetarët gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale”, theksoi Boshnjakovski. Sipas tij, Qeveria do të bëjë analiza për dokumente që duhet të ndërrohen dhe se do të bëhen llogaritjet që mos të preken fare qytetarët dhe xhepi i tyre.

Ai nuk dha përgjigje konkrete nëse ndonjë qytetari i skadon më vonë pasaporta dhe se kalon afatin prej 5 viteve që duhet domosdo të ndërroj këtë dokument. (INA)