Shkruan: Metush Sulejmani
Ka një kohë,relativisht gjatë, që flitet se në Maqedoninë e Veriut do ketë ndryshime kushtetuese.Këto ndryshime vijnë nga presioni evropian që elementi bullgar të futet në kushtetuten e vendit që ky të jetë një parakusht për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për integrimin e vendit në këtë bashkësi.
Parashtrohet pyetja: Cila do jetë përmbajtja e këtyre ndryshimeve kushtetuese dhe a do jenë të kënaqur të gjitha entitetet nga këto ndryshime?
Ajo që më intereson mua dhe popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut është fakti se nga këto ndryshime kushtetuese a do të përfitojmë edhe ne, sepse, për ata që nuk e dijnë, mund të them se shqiptarët janë një faktor tepër i rëndsishëm për funksionimin e proceseve politike dhe ardhmërinë e vendit.
Në blokun politik shqiptar ka mendime pro dhe kundër këtyre ndryshimeve që është një dukuri për analiza antropologjiko-politike të metejme.
Fatkeqësisht ka edhe funksionar shqiptar që janë për mosëheqjen e 20% dhe mospërfshirjen e shqiptarëve në këto ndryshime kushtetuese duke u arsyetuar se tani nuk është koha për këto ndryshime!!! Atëherë, kurë na qenka ajo kohë? Kushtetuta nuk hapet për çdo vitë prandaj tani është koha që të shfrytëzohet rasti. Jamë shumë i vetëdijshëm se pala maqedonase, qoftë pozita apo opozita, nuk do të pranojnë që të ndryshohet kushtetuta në favor të shqiptarëve.Këtë fenomen e ka vërtetuar koha, qoftë në sisitemin monist apo edhe në demokracinë e tanishme parlamentare.
Maqedonia e Veriut vetëm nga forma është shtet multietnik kurse në brendi ajo është shtet unitar dhe represiv duke i dhënë pozicion dhe favore të larta vetëm palës maqedonase.Do të jet me pasoja të rënda heshtja e subjekteve politike dhe intelektualëve shqiptarë e aq më tepër heqja dorë per largimin e 20% për shqiptarët. Shqiptarët në këtë shtet nuk janë ardhacak dhe lypësar por autokton që nga koha pellazgo-ilire prandaj me dinjitet dhe krenari duhet të luftojnë për vetëveten.
Duhet te lirohen nga ndjenja e frikës dhe inferioritetit se me kërkesat tona mos po e iritojmë palën maqedonase. Ne jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë dhe në hapsirën tonë etnike shqiptare prandaj nuk duhet të ketë vend për frikë dhe keqëardhje ndaj palës maqedonase kur dihet historia e tyre. Pse shqiptarët duhet të jenë të pakënaqur me pozitën e tyre në këtë shtet? Ka shumë arsye që shqiptarët duhet vazhdimisht të bëjnë përpjekje për ndryshimin e gjendjes së tyre ekonomike, politiko-juridike,kulturore, arsimore etj.
Shqiptarët do të jenë të barabartë në këto fusha të lartëpërmendura vetëm atëherë kur do të ndryshohet pozita e tyre juridiko-kushtetuese në sistemin poltik të vendit.Ky ndryshim do të jet real dhe pragmatik vetëm atëherë kur në këto ndryshime kushtetuese përfshihet edhe etnikumi shqipar duke e pranuar gjendjen reale statistikore të tyre e jo ajo statistika fiktive politike.
Faktori politik shqiptar në pozitë çdo ditë trumbeton se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut!!!! Gënjeshtër e kulluar, Paramendoni ju lutem, nëse bëjmë një krahasim mes serbëve në Republikën e Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, cili ka më tepër të drejta,gjithësesi se sërbët, sepse ata me 3% i kanë të gjitha të drejtat që asnjë popull në botë nuk i ka. Gjuha e tyre është zyrtare në tërë teritorin dhe nuk ka dokument që nuk shkruhet edhe në gjuhën serbe, duke filluar që nga pushteti lokal e deri te ai qendror. Te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kemi një gjendje diametralisht të kundërt:gjuha shqipe nuk është oficiale, se po të ishte ashtu,ajo do të praktikohej në tërë teritorin e shtetit e jo kështu me praktikim parcial,shiqoni tabelat e rrugëve, pastaj emërtimin e institucioneve dhe lokaliteteve psh: Ministrat, drejtorët, gjyqësia, prokuroria etj.Psh emërohet funksionari shqiptar dhe institucioni ku punon emërtohet edhe në gjuhën shqipe,pastaj vjen ai maqedonas dhe e fshinë gjuhën shqipe: ky është zyrtarizim i gjuhës shqipe??
Pabarazitë ndaj shqiptarëve janë edhe të natyrës ekonomike sepse edhe në këtë sferë kemi diskriminim ndaj shqiptarëve.Buxheti nuk ndahet proporcionalisht mes shqiptarëve dhe maqedonasëve.Në pjesën shqiptare investimet janë shumë më të vogla, varfëria është më e madhe, ndërtimet infrastrukturore janë tepër të ngadalta dhe neglizhuese, psh:ndërtimi i autostradës Blacë-Shkup e shumë raste tjera. Edhe në aspektin politik ka pabarazi të mëdha sepse shqiptarët nuk trajtohen të barabartë me maqedonasit në ndërtimin dhe menaxhimin e proceseve politike.
Krejt kjo vjen si rezultat i falsifikimit të historisë së shqiptarëve duke i paraqitura ata si popull jo autokton por i ardhur nga malet (shih enciklopedinë e Maqedonisë që është plot urrejtje dhe paagjykime ndaj shqiptarëve). Këto falsifikime fillojnë që nga shtrembërimet historiko-arkeologjike të trashigimisë kulturore e deri te ato statistikore ku asnjëherë nuk është dhënë numri i sakt i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Një antropolog polak thot se nëse del në shesh e vërteta shqiptare atëherë shumë shtete do të dekompozohen. Të gjitha këto statistika kanë qenë joreale dhe politike sepse numri real i shqiptarëve është mbi 40%.
Nëse i rikthehemi pak regjistrimit të popullësisë dhe amvisërive të vitit 2011, siç është vrejtë edhe atëherë por edhe tani,kuptohet, duke u bazuar në memorien politike, ai regjistrim dështoi sepse kishte filluar me një metodologji më të mirë.Kur filluan të vërehen rezutatet që ishin në favor të shqiptarëve, regjistrimi u ndërpre dhe shtetit iu deshën më shumë se 10 vite të pregatitet për falsifikimin dhe mashtrimin e radhës me kusht që edhe për 10 vite të manipulohet politikisht me ta.Këto falsifikime janë prezente edhe në fushën e trashigimisë kulturore ku me vetëdije politike pala maqedonase bënë shtrembërimin e artefakteve arkeologjike shqiptare si psh: Gjurmimet në Kalanë e Shkupit ku u zbuluan artefakte shqiptare. Për ti fshehur ato fakte ata i ndrëprenë gjurmimet dhe bënë përpjekje të ndërtojnë një opinion tjetër publik që do të ishte në përputhje me interesat e tyre politike. Pastaj zbulimi i fundit në lokalitetin shkupi ku kishin gjetur artefakte iliro-dardane por arkeologët maqedonas, për ti humbur gjurmët, thanë se ato janë artefakte romake.Ishte interesante ardhja e gazetarit hulumtues Marin Mema i cili me dinjitetin më të madhe kombëtar hyri në vendet kyçe arkeologjike dhe gjeti edhe artefakte tjera të cilat ishin të deponuara dhe të maskuara në depo të ndryshme për mos me pas qasje se çfarë janë ato dhe kujtë i përkasin.
E ato nuk janë gjë tjetër përpos artefakte shqiptare.Për momentin pas fushës politike represaljet më të mëdha janë në sferën jurike ku bëjnë pjesë propuroria dhe gjyqësia. Është fakt se ky zullum juridik është me përmbajtje neo-komuniste dhe vazhdon edhe në periudhën e demokracisë parlamentare.Në Maqedoni burgjet janë të mbushura më tepër me shqiptarë se me të tjerë dhe krejt kjo me raste të montuara psh:Monstra ku dihet fare mirë nga përgjimet se shqiptarët nuk janë autorë të asaj vepre dhe dergjen kot nëpër burgje,rasti Alfa ku edhe ky rast ëstë montuar dhe ka fakte që e demantojnë këtë vendim,rasti Sopoti e shumë e shumë raste tjera të cilat e shtojnë represionin ndaj shqiptarëve. Një fenomen tjetër tepër shqetësues është edhe mosdhënia e shtetësive për një numër tepër të madh të shqiptarëve të cilët kanë lindur në këtë vend dhe nuk mund të paisen me dokumentin e shtetësisë sepse, sipas palës maqedonase, ata paraqesin rrezik për shtetin.Të gjitha këto të dhëna që u potencuan deri tani si fakte relevante duhet të jenë motiv shumë i fuqishëm që ky pozicion i palakmueshëm inferior i shqiptarëve të ndryshohet sa më shpejtë dhe ata të jenë vetëvetja në vendin e tyre pelazgo-ilir.
Prashtrohet pyetja: kushë është fajtor për këtë gjendje jo të mirë të shqiptarëve?. Kuptohet se fajtori kryesor jemi ne vet, sepse me këtë pasivitet politik e kemi ndihmuar edhe palën tjetër maqedonase që të shtoj dhunën dhe represionin me forma të ndryshme ndaj shqiptarëve. Faji më i madh qëndron te të zgjedhurit e popullit, te elitat politike të cilat elektorati shqiptar me votat e tyre i ka zgjedhur jo ata në emër të popullit të pasurohen por të mbrojnë interesin e popullit. Si rezultat i kësaj politike devijuese dhe denigruese të elitave politike të rinjtë tanë po migrojnë dhe po e lënë vendin. Si rezultat i korupcionit dhe nepotizmit studentët tanë nuk po munden të punësohen dhe të japin kontribut për vendin e tyre, kurse, në anën tjetër studentët që mezi i kanë kryer studimet (me intervenime, ndonjëher edhe nga politikanët) po punësohen nëpër vende kyçe ku me mosdijën dhe mosprofesionalizmin e tyre po i japin një ngjyrë të keqe tërë popullit shqiptar. Me këta politikan devijues çështja shqiptare nuk mund të finalizohet sepse prioritet ata e kanë interesin personal se si të pasurohen në kurriz të popullit e jo interesin e përgjithshëm të popullin.
Këta politikan të këti kalibri mendojnë se një shtet është “stabil”kurë pakica ka pasuri e pushtet dhe shumica këte nuk e ka. Këtu më duhet ta citoj një thënie shumë aktuale të të madhit Isa Boletinit kur thoshte se “Ne do të jemi mirë kur Shqipëria është mirë” Si përfundim,mund të them se të gjitha këto fakte flasin shumë se hapja e kushtetutës duhet të shfrytëzohet dhe të hiqet ai numri famoz 20% për shqiptarët dhe ata të bëhen faktor shtetëformues. Pala maqedonase çdo herë ka përfituar karshi faktorit ndërkombëtar duke e shfrytëzuar heqjen dorë të shqiptarëve nga vetëvetja: psh antarësimi i Maqedonisë së Veriut në Nato u bë me ndihmën e shqiptarëve.
Shqiptarët po të kishin demonstruar vetëdije më të pjekur politike dhe po të kishin dijtur të bëjnë kërkesa politike për vehte edhe Maqedonia do të bëhej pjesë e Natos por edhe ata do të përfitonin politikisht. Rasti i dytë është ndryshimi i emrit të shtetit (Marrëveshja e Prespës) ku edhe aty kanë treguar naivitet dhe jopjekuri politike e kombëtare.Rasti i tretë është tani me hapjen e kushtetutës për futjen e bullgarëve në kushtetutën e vendit që më pas të fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian. Ky rastë nuk duhet të lëshohet sepse përfitimet e shqiptarëve do të jenë shumë të mëdha. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë kundër integrimeve euro-atlantike,përkundrazi ata janë më proeuropian se të tjerët por ata dëshirojnë që në këto integrime të jenë të barabartë me maqedonasit e jo të pranojnë këtë gjendje inferiore siç janë tani. Si mund të arrihet kjo fitore? Shqiptarët mund të përfitojnë vetëm nëse unifikohen në qëllimet dhe kërkesat e tyre. Këte mund ta arrijnë elitat politike, qofshin në pozitë apo në opozitë duke i lënë anash përçarjet, korrupcionin, nepotizmin të cilat janë pjesë e interesave personale dhe duke i dhën përparësi interesit global kolektiv.Në këtë drejtim, një kontribut të madh duhet ta japin edhe intelektualët shqiptar të cilët e kanë obligim kombëtar. Por cilët intelektual?,vetëm ata të cilët nuk shiten dhe nuk blehen për para.Në aspektin kombëtarë duhet ti jepet përparësi tërësisë dhe jo pjesës. Nëse mbetemi vetëm në suaza të dëshirave dhe nuk ndërmarrim veprime praktike për realizimin e tyre,atëherë do të mbetemi rob të këtyre dëshirave.
(ina-online.net)