A do të rriten pensionet për 3.500 denarë? Trençevska: Në fokus do të jenë ata që kanë pensione më të ulëta

INA
INA

18 Shtator, 2023

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, deri në fund të muajit pret propozime konkrete sa i përket pensioneve, me fokus pensionistët me të ardhura të ulëta mujore.

Ministrja theksoi se grupi punues takohet në vazhdimësi dhe se për momentin janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë për këtë çështje, duke theksuar se për nesër është caktuar takim.

“Grupi punues funksionon në vazhdimësi, takohen dhe zhvillojnë takime ku diskutohen masat fillestare që ne si Qeveri duhet të parashikojmë për pensionistët, me fokus të veçantë për pensionistët me pensione më të ulëta. Mbledhja e grupit punues është caktuar sërish për nesër. Tani të gjitha institucionet, përkatësisht përfaqësuesit e institucioneve po debatojnë se cila është situata reale në vend, grupi punues po shpërndan të dhënat që t’i qasemi krijimit të masave sociale për pensionistët me pensione të ulëta. Pres që deri në fund të muajit të kemi propozime konkrete, të cilat do të prezantohen edhe para mediave edhe para pensionistëve”, tha Trençevska.

Për datën 20 shtator është paralajmëruar një protestë e madhe pensionistësh.

Vendimi për formimin e grupit punues është marrë muajin e kaluar pas takimit të Trençevskës me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, i cili pasoi pas protestës së pensionistëve në Shkup, në të cilën ata paraqitën kërkesat e tyre, ndër të cilat rritja lineare prej 3500 denarë për të gjitha pensionet, si dhe vazhdimin e rregullimit të shumës sipas metodologjisë së re të vendosur vitin e kaluar, si dhe përcaktimin e pensionit minimal në vlerë prej 80 për qind nga paga minimale.

Qëllimi i krijimit të grupit punues është të propozojë zgjidhje që do të jenë të qëndrueshme për sa i përket përcaktimit të masës së pensionit minimal, por edhe për lloje të tjera pako masash për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve. Grupi punues përbëhet nga përfaqësues të MPPS-së, Qeverisë dhe Lidhjes së Pensionistëve dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

INFO

NA NDIQ