A do të rritet tarifa e studimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Rektorati i këtij universiteti ka kërkuar mendim nga fakultetet nëse shuma që po paguhet tani është e arsyetuar apo duhet korrigjuar.
Rektorja Biljana Angelova thotë se tani për tani gjithçka është vetëm në fazën e shqyrtimit dhe asgjë nuk është zyrtarizuar, por pohon se angazhimet e administratës së rektorit janë që nëse do të rriten shumat e parave të semestrit, të mbulohen nga qeveria dhe jo bien mbi studentët.
“Në vitin 2010/11 është përgjysmuar çmimi që ka qenë 400 deri në 800 euro. Është rritur edhe kostoja e jetesës, inflacioni është rritur shumë herë që atëherë, bëhen ushtrime në fakultete që janë të shtrenjta, janë rritur të gjitha shpenzimet për punën, kjo është arsyeja kryesore. Sigurisht që ne jemi universitet shtetëror dhe këtë duhet ta mbulojë Qeveria dhe në kërkesën tonë do ta shprehim”, thotë Angelova.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se ky është një proces i brendshëm i universitetit shtetëror dhe theksojnë se pjesëmarrja apo tarifat e regjistrimeve për momentin mbeten të njëjta.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës respekton parimin e gjithëpërfshirjes në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve, ndaj sigurojmë studentët se asnjë vendim që ndikon në procesin e tyre arsimor nuk do të merret pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademikë. Shumat e pjesëmarrjes mbeten të njëjta si më parë”, thonë nga Ministria e Arsimit.(INA)