A DO TË SHËNDOSET DORA E VUÇIQIT PËR FIRMOSJE?

Picture of INA
INA

06/10/2023

Shkëlzen Maliqi

A po amnistohen dhe “përkëdhelen” sërish Vuçiqi dhe Serbia pas skenarit makabër të dështuar në Banjska si dhe cirkuzit me “masat” e ndërnarra ndaj kryeterroristit Radoiçiq? Në dukje po, Vuçiq mbetet bashkëbisedues i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike ku diskutohet kriza në rajon dhe si duhet të procedohet tutje.
A ka vdekur dialogu i Brukselit pas Banjskës? A duhet rifilluar nga para me një qashe të re?
Jam i bindur se qasje të re do të ketë por jo duke hedhur poshtë atë që është arritur në Bruksel me “dialogun e dështuar”. Janë 40 marrëveshje teknike dhe politike që mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe është marrëveshja politike e Ohrit në bazë të Planit Franko-Gjerman, që është kapital i madh për ta hudhur poshtë si dështim. Vuçiqi nuk po ndëshkohet sepse diplomacia perëndimore po punon në mjekimin e “dorës së tij të sëmurë” që ia pamundësonte firmosjen formale të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos të agjendës implementuese. Tani s ka më arsyetime, i kapur gafil si mashtrues, Vuçiqi do të detyrohet të nëshkruaj marrëveshjen finale dhe çka do të ndodh me te mund ta mësoj nga fati i idolit të tij Milosheviq, të cilin po ashtu e “përkëdhelnin” deri sa nënshkruante marrëveshjet, por u ndëshkua për mosfirmosjen e Kosovës, e pastaj edhe Serbia e dorëzoj me qejf në Hag.
Sa i përket qëndrimit të Kosovës për vdekjen e dialogut, duhet të kujtohemi se Km Kurti e ka lonë blanko premtimin e firmosjes së marrveshjes, që është edhe një element i kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit. Vetëm se është një mesazh paralajmërues nëpër muret e ndërtaseve në Prishtinë, i lënë nga ish kamaradët e Kurtit, që ndërkomëtarët ndoshta nuk e kanë përkthyer: “DO TË JU MASHTROI !” Shpresoj se mesazhi vlen vetëm për ata kosovarë, jo të pakët, që ende besojnë në te.

TË FUNDIT
3 ditë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë
5 ditë
Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë
7 ditë
Shkundja "FLontit" dhe kush po i ha "GURABIJAT"!
1 javë
Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!
1 javë
Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

IMG_2927

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

muhamer pajaziti

Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Naser Pajaziti

Shkundja “FLontit” dhe kush po i ha “GURABIJAT”!

fejzi hajdari

Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

muharrem salihu

Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

isabel alende

Isabel Alende: Pse njerëzit janë lodhur nga demokracia dhe po përqafojnë diktaturat

urim hasipi

Me marrëveshjen e Ohërit është thyer ëndrra e shqiptarëve

adnan azizi

Strofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

INFO

NA NDIQ