A do të shtrenjtohet çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut, flet zv.ministri i financave

Zëvendësministri i financave, Dragan Kovaçevski theksoi për Click Plus në TV21 se po punohet dhe shqyrtohet seriozisht çështja e çmimit të energjisë elektrike si një energens kryesor që e shfrytëzojnë njerëzit.

Kovaçevski tha sa i përket çmimit të energjisë se a do të shtrenjtohet, për këtë vendos Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas tij, në momentin që KRE do ta shpall çmimin e ri, atëherë Qeverisë do të sjell vendim të duhur në raport ku e ka pjesën e saj.
“Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, atë e vendos KRE, unë nuk dua të hyj tek metodologjia, por secili pjesëmarrës në formimin e çmimit, merr pjesë me harxhimet dhe marzhën e saj, siç është 18% i Qeverisë. Në momentin kur KRE do ta publikoj çmimin e ri, atëherë Qeverisë, në përputhje me këtë çmim do të sjell vendim të duhur në pjesën e saj. Të gjitha opsionet janë të hapura”, theksoi Kovaçevski. (INA)