A do të shtrenjtohet rryma në Maqedoni deri në fund të vitit, flet kreu i KRRE-së

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji (KRRE), Marko Bislimoski mbrëmë në emisionin “Revista Ekonomike” në Alsat theksoi se çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë deri në fund të këtij viti.

“Që nga viti 2019 Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) nuk e përcakton çmimin e EMV-së, por EMV-ja vetë me vendim të Qeverisë e përcakton çmimin me të cilin paraqitet në tenderin e EVN Home, kështu që mendoj se është herët të flitet për ndonjë ndryshimet në çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Për të përmbushur kushtin, që të mos ketë rritje të energjisë elektrike, duhet të mos kemi nevojë të importojmë energji elektrike. Tani për tani, deri më 31 dhjetor nuk do të ketë ndryshim të çmimit për tregun e rregulluar”, tha Bislimovski./Alsat