Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi thirrjet për dorëheqje pas një takimi të ashpër me Donald Trump.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nuk do të japë dorëheqjen pas takimit të tij të nxehtë me Donald Trump në Zyrën Ovale, sipas Fox News .
Pas takimit me Trump, senatori republikan Lindsey Graham bëri thirrje publikisht që Zelensky të largohej.
Presidenti ukrainas tha të dielën se ai do të “lërë karrigen” nëse vendi i tij lejohet të hyjë në NATO.
Gjatë intervistës, drejtuesi i Fox News e pyeti Zelensky nëse ai do të largohej tani. Përgjigja e tij ishte: “Jo. Ky vendim mund të bëhet vetëm nga populli i Ukrainës.”