A do të vazhdojë “Buba” kontratën me Shkëndijën? Kapiteni ka këtë përgjigje

0

Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani deklaroi se kampionatin do ta nderojnë deri në fund. Prandaj edhe kundër Renovës do të luajnë për fitore.

“Ne jemi të koncentruar për të fituar Renovën dhe për momentin nuk mendojmë për festën e titullit të dielën me Pelisterin. Do të hyjmë në këtë ndeshje si në çdo ndeshje tjetër. E kam thënë se deri në fund do të luajmë për fitore, për të nderuar kampionatin dhe kështu do të jetë edhe përballë Renovës”, shprehet për Lajm, Ferhan Hasani.

I pyetur për tratativat për vazhdimin e kontratës me Shkëndijën, “Buba” ka këtë përgjigje:

“Në këtë moment më e rëndësishme është ndeshja me Renovën, pastaj dy përballje me Pelisterin, të dielën në kampionat dhe të mërkurën e ardhshme në finale të Kupës. Gjithë koncentrimi është në këto përballje, pasi të përfundojë sezoni të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

Ndeshja Renova-Shkëndija do të luhet të mërkurën me fillim prej orës 16:15 minuta./Reshat Ibrahimi/Lajm

Komentet

komentet