A do të vlejnë pasaportat pas 12 shkurtit, ja çka thotë Kovaçevski?

ina-online
ina-online

16/01/2024

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të flasë me ministrat në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në lidhje me mundësitë për shtyrje të afatit për vlefshmërinë e pasaportave me emrin e vjetër të shtetit, përcjell TV21.

Kovaçevski nuk premton zgjidhje, marrë parasysh se bëhet fjalë për obligim që del nga marrëveshja me Greqinë.

“Sërish do e përmend, me të vërtet kanë bërë përpjekje mbinjerëzore të punësuarit në MPB, atë kanë ndërruar 1.2 milionë pasaporta, mbeten ende. Njerëzit punojnë edhe në festa, edhe të dielave dhe kështu me radhë, do të flasim, ky është proces që duhet të përfundojë, duhet të përfundojë”, theksoi Kovaçevski.

I pari i ekzekutivit thotë se për këtë problem nuk ka folur me autoritetet greke, ndërsa thekson se presidenti Stevo pendarovski mund të flasë me presidenten greke.

“Me autoritetet greke nuk kam folur, presidenti i shtetit më duket e mori për obligim që të dëgjohet me presidenten e Greqisë, kemi bisedime me ministrat e resorëve. E pash edhe nismën e VMRO-DPMNE-së në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë atë nismë unë nuk e hedh poshtë, nuk ka arsye që ta hedh poshtë”, pohoi Kovaçevski.

Ndryshe, me 12 shkurt përfundon afati i përdorimit të dokumenteve personale me emrin e vjetër të shtetit. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut për përdorim të jashtëm do të duhet të kenë dokumente personale me emrin e ri të shtetit, gjegjësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

termet

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

zelensky tiran

Zelensky në Tiranë, Shqipëria gati për Samitin për Ukrainën

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

INFO

NA NDIQ