Një numër i madh qytetarësh do të mbeten pa pasaporta, për shkak se afati për ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit skadon për thuajse një javë. Edhe pse presin me këmbëngulje para sporteleve, sërish vështirë arrijnë të dorëzojnë kërkesë për dokumente të tjera, ndërsa ata që kanë arritur ta bëjnë këtë, sërish duhet të presin me muaj të tërë për t’i marrë.
Revolta e qytetarëve shtohet edhe më shumë për shkak se pasaportat i kanë nxjerrë para dy vjetëve, kur u miratua Marrëveshja, por asokohe MPB-ja nuk jepte dokumente udhëtimi me emrin e ri, prandaj, tani sërish duhet të paguajnë. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mendon se këtyre qytetarëve duhet t’u kthehen paratë që i kanë dhënë për nxjerrjen e dokumenteve të reja./TV21