A doni të dini se si do të jetë moti gjatë kësaj jave në Maqedoni?

0

Kushtet klimatike që pritet të mbizotërojnë ditëve në vazhdim, paralajmërojnë ardhjen e stinës së vjeshtës. Në Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave do të mbaj mot i ndryshueshëm, i përcjellur me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Mirëpo, sa i përket temparaturave, ende e mbajnë intensitetin e ditëve verore, të cilat arrijnë deri në 35 gradë celsius. Siç bënë të ditur meteorologu Boris Sekirarski për Shenja.tv, sot nuk priten reshje, por do të pritet të ketë rritje të vranësirave. “Gjatë ditës së sotme më shumë diell do të ketë në orët e paradites, kurse pasdite do të kemi përsëri rritje të vranësirave dhe kushte për mot jostabil. Temperaturat do të jenë në interval nga 26-33 gradë, kurse në Shkup do të arrij deri në 31. Edhe të mërkurën do të kemi kushte për mot jostabil në pjesën perëndimore”, theksoi Sekirarski. Sipas tij, stabilizimi i motit mund të pritet nga dita e enjte e më tej. “Më pas, duke filluar nga e mërkurja, do të ketë më shumë periudha me diell, parasëgjithash në pjesën lindore të vendit, por jo shumë mot i ngrohtë dhe periudhë me mot stabil kemi prej të enjtes”, theksoi Sekirarski./Shenja.tv