“A duam të qëndrojmë nën shoqërimin e BeH dhe Kosovës në rrugën drejt BE-së?”, pyet Kovaçevski

INA
INA

31 Gusht, 2023

“Kjo do të thotë se edhe Mali i Zi, edhe Serbia dhe Shqipëria do të shkojnë para nesh dhe ne do të mbetemi nën shoqërimin e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. A duam ne që të qëndrojmë nën shoqërimin e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës? Ato janë shtete që ende kanë probleme elementare në vetë funksionimin e tyre”.

Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Kanal 5, teksa sqaroi se çfarë paraqet risi në paralajmërimin që ai shtet që do t’i realizojë reformat më shpejtë, do të anëtarësohet i pari në Bashkimin Evropian, transmeton TV21.

Kovaçevski më tej tha se nuk do të pajtohet që për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, të mbahet peng procesi i çeljes së kapitujve.

“Unë nuk pajtohem që shteti ynë të mbetet me Kosovën dhe BeH-në dhe qytetarët tanë që shteti i tyre të mbetet me grupin e Kosovës dhe BeH-së në eurointegrimet, sepse ne për momentin jemi para të gjithë shteteve në rajon. Unë jam i bindur, që nëse i sjellim vendimet në Kuvend, në vitin 2030 Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet vend anëtar i BE-së”, tha më tej Kovaçevski.

U shpreh i bindur se do të realizohen ndryshimet kushtetuese./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Matthew Miller Metju Miler

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

Rama Plenkoviq

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë

Kurti Kuvend i Kosoves

Kurti: Serbia e kuptoi se terr oristët nuk kanë asnjë shans me policinë tonë

INFO

NA NDIQ