A duhet testi për shtetasit e Maqedonisë nëse udhëtojnë në vendet fqinje. Ja detajet

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, nga dita e enjte, gjatë hyrjes në këtë shtet, duhet të kenë testin e koronavirusit, jo më të vjetër se 72 orë.

Testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e këtyre vendeve që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut, në një interval prej 5 orësh.

Por, shtetasit e Maqedonisë kur udhëtojnë në shtetet e lartpërmendura gjatë kthimit nuk ka nevojë për testin e koronavirusit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Për momentin shtet e rajonit nuk kanë vendosura teste apo barriera tjera të lëvizjes për shtetasit e Maqedonisë. (INA)