A e dini pse pinë duhan adoleshentët?

Picture of INA
INA

18/08/2023

Adoleshentët që i nënshtrohen presionit të bashkëmoshatarëve dhe fillojnë të pinë duhan ndoshta e bëjnë këtë sepse kanë më pak lëndë gri në pjesën e trurit që ndikon në vendimmarrje dhe ndjekje të rregullave.

Përveç kësaj, të rinjtë që zhvillojnë një zakon të pirjes së duhanit priren të përjetojnë një reduktim të lëndës gri në pjesën e trurit që kontrollon menaxhimin e kënaqësisë deri në fund të viteve të tyre të adoleshencës.
Këtë e ka treguar një studim i ndikimit të pirjes së duhanit tek adoleshentët dhe të rinjtë në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani dhe Irlandë, i kryer nga universitetet e Kembrixhit, Fudanit dhe Warwick, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën Nature Communications.

Pas krahasimit të rezultateve të imazheve të trurit të pjesëmarrësve që filluan të pinë duhan në moshën 14 vjeç me ata që nuk kishin pirë kurrë duhan dhe përsëritën procedurën për të njëjtët pjesëmarrës në moshën 19 dhe 23 vjeç, ata zbuluan se “mesatarisht, adoleshentët që filluan të pinë duhan në moshën 14 kanë dukshëm më pak lëndë gri në pjesën e lobit frontal të majtë të lidhur me vendimmarrjen dhe thyerjen e rregullave.”

Lënda gri, indi që përpunon informacionin dhe përmban të gjitha neuronet e trupit, përjeton rritjen e saj maksimale para adoleshencës, megjithëse zhvillimi i përgjithshëm i trurit vazhdon deri në moshën madhore.

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi gjithashtu se njerëzit që filluan të pinë duhan në moshën 14 vjeç kishin një “humbje të lëndës gri në korteksin e djathtë paraballor”, e cila është gjithashtu një pjesë e trurit e lidhur me pirjen e rëndë të alkoolit dhe përdorimin e marihuanës.

“Më pak lëndë gri në këtë rajon të trurit mund të kufizojë funksionin njohës, duke çuar në më pak vetëkontroll dhe një tendencë drejt sjelljeve të rrezikshme siç është pirja e duhanit”, thotë Barbara Sahakian nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit.

TË FUNDIT
2 ditë
ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut
3 ditë
Demiri: Sallat e operacionit në klinikën “Nënë Tereza” janë mbyllur për shkak të problemeve teknike
5 ditë
Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive
1 javë
Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij
1 javë
Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut

ilir demiri

Demiri: Sallat e operacionit në klinikën “Nënë Tereza” janë mbyllur për shkak të problemeve teknike

vaksina-anti-covid-19-scaled-1-1

Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive

kosi

Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij

cigar-elektronike1

Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

shalqi

Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj

spital-780x439-650x358

VIDEO/ Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!

barku obez pesha

Studimi: Obeziteti është shkaku i 32 llojeve të kancerit

ushqim-frigorifer-uri-haje

Ekziston një moment i ditës që nuk duhet të hamë e as të pimë

INFO

NA NDIQ