A e dini se çfarë fshihet pas etiketës së xhinseve?

0

A e keni menduar ndonjëherë se xhinset mund të fshehin disa sekrete?
Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, xhinset kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza dhe janë e vetmja veshje që me siguri nuk do të dalë kurrë nga moda.
Por etiketa që ndodhet në pjesën mbrapa të xhinseve fsheh një histori në vetvete.
Ajo quhet Jacron dhe është përdorur fillimisht për të dalluar xhinset e një cilësie të mirë nga veshjet e dorës së dytë të punëtorëve.