A e keni menduar ndonjëherë se cila pije kola e ka shijen më të mirë?

0

Mbi 10.000 pjesëmarrës kanë dhënë përgjigjen e tyre “Pepsi sfiduesi i shijeve”

Këtë verë u shënua nga Pepsi Taste Challenge, ku pjesëmarrësit në këtë sfidë zgjodhën se cila shije i pëlqen nga pijet kola më të shitura. Mbi 10.000 pjesëmarrësi kanë dhënë votën e tyre, dhe tani po i shpalosim rezultatet. Pas dy muajve dhe 24 evenimenteve të organizuara në 8 qytete: Shkup, Strumicë, Manastir, Ohër, Strugë, Gostivar, Prilep dhe Kumanovë, rezultatet nga “Sfida e shijeve” treguan se 58,8% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur shijen e Pepsi!

Të gjithë pjesëmarrësve që kanë vizituar u janë shërbyer dy gota të bardha pa asnjë shenjë,  ku njëra ka Pepsi dhe tjetra konkurrentin e tij. Konsumatorët ftohen të provojnë të dy pijet dhe të zgjedhin pijen e tyre të preferuar.

rrjetet e tij sociale , Pepsi ka uruar të gjithë ata që pranuan këtë sfidë dhe i faleminderon që zgjodhën shijen e pijes së tyre. Të gjithë shpesh parashtrojmë pyetjen: Cila pije kola ka shijen më të mirë? Dhe tani, çdokush mund të jetë një hap më afër përgjigjes së tij personale.