A e njihni këtë biznesmene nga Tetova? (Foto)

0

Mimoza Thaçi është biznesmene, sipërmarrëse dhe spikere motivuese nga Tetova. Ajo rrallë mund të haset në publik dhe media, por u bë më e njohur kohë më parë nga emisioni “Xing me Ermalin”. Biznesmenia tetovare ju mëson si të keni sukses dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura financiare. Ajo i ka arritur qëllimet e jetës së saj dhe tani qëllimi i vetëm është ta shpërndajë këtë informacion me të tjerët që edhe ju të manifestoni dëshirat tuaja.
“Ku mendojmë dhe fokusohemi, aty shkon energjia”, shprehet Mimoza. Pra nëse qëllimi juaj është të bëheni të pasur, mendimet tuaja duhet të përqëndrohen tek ky qëllim. Mimoza dha një këshillë shumë të vlefshme për ata që mendojnë se paraja do i bëjë të lumtur. Ajo u shpreh se ka arritur të bëjë shumë para por nuk e gjeti lumturinë, madje i solli mjerim. “Suksesi në këtë botë materiale që jetojmë ne është që të bësh lekë. Pa bërë lekë askush nuk dëgjon atë që ti do ta ndash me të tjerët. Por nuk do të thotë se bëre para dhe do kesh lumturi. Unë bëra para mirëpo nuk ma solli lumturinë. Më solli një mjerim që ishte më i keq se ata që s’kanë para”, u shpreh Mimoza. “Nga një libër i Napoleon Hill – “Mendo dhe Pasurohu” mora një mësim dhe e vendosa në praktikë. E arrita për 3 vite qëllimin që vendosa, por më pas harrova që duhej të vazhdoja të mësoja dhe dështova. I mora paratë, por humba lumturinë. Formula e suksesit të Napoleon Hill është: Cakto qëllimin tënd dhe çfarë do të japësh, do të marrësh. Unë nuk e kisha vendosur çfarë do të jap. Pra nëse ti nuk e vendos çfarë do të japësh të ikën diçka më e vlefshme se paraja. Duhet ta dimë saktë çfarë duam të japim”, u shpreh Mimoza./Lajmpress