A e njihni personazhin e njohur në foto?

Ai para Përputhes ishte pjesë e disa edicioneve të Big Brother Albania, shkruan lajmi.net.

E një foto e tij është publikuar vite më parë.

20 vite më parë ai ishte krejtësisht ndryshe dhe sigurisht shumë më i ri.

Arjani përveq komentimeve të tij në Përputhen nuk e ka stepur që të komentojë edhe tema tejet të përfolura të Big Brother VIP, duke përfshirë trekëndëshin e formuar Bora-Donald-Beatrixa.

“Mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë,apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë.” ,- është shprehur ai kur situata kishte marrë përmasa të mëdha.

Kujtojmë se opinionisti përfshihej shpesh në debate të forta në Përputhen me konkurentët saqë nganjëherë dilte nga vetja./Lajmi.net/