A e rekomandoi ambasada e Kosovës një kosovar të pranojë dokumentet e Serbisë? MPJ deklarohet për rastin

INA
INA

27/02/2024

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj para disa ditësh ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se po vazhdon me skandale.

Kadrijaj duke akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se një ambasadë e Kosovës i ka rekomanduar një kosovari, të pranojë dokumentet e shtetit serb.
Deputetja Kadrijaj në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se rasti ka ndodhur në ambasadën e Kosovës në Kroaci, të cilët sipas saj, nuk kanë trajtuar rastin e një kosovari i cili ka tentuar ta ndërrojë patentë-shoferin, të cilin e kishte marrë në ish Jugosllavi.

“Para lufte e ka marrë patentë shoferin në Gjakovë, dhe ka shkuar në autoritetet në Kroaci për me ripërtrirë, në Kroaci i kanë thënë se vendi ku e ka marrë patentë shoferin po del Serbi. Ai nuk ka pranuar, dhe i është drejtuar ambasadës tonë, duke thënë se Gjakova nuk është Serbi. Përgjigja që e ka marrë nga Martin Berishaj ka qenë ‘po pranoje ashtu siç është’. Dhe ambasada nuk ka ngritur atë çështje te autoritetet kroate. Qytetari ka qenë i shqetësuar me qasjen e ambasadorit”, ka thënë deputetja Kadrijaj.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët në një përgjigje me shkrim thonë se nëse brenda Konsullatës së Kosovës në Kroaci ka pasur përgjigje jo të përshtatshme ndaj qytetarit, atëherë do ta trajtojnë rastin me seriozitet.

“Në lidhje me këtë rast, Ambasada i ka dërguar një Note Verbale autoriteteve kroate për të marrë më shumë informata rreth të dhënave që i janë kërkuar personit në fjalë dhe për çfarë deklarimi bëhet fjalë. Nëse brenda Konsullatës së Kosovës në Kroaci, ka pasur përgjigje jo të përshtatshme ndaj qytetarit në fjalë, atëherë ju sigurojmë se një gjë e tillë do të trajtohet me seriozitetin e merituar”, theksohet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Kroaci është Martin Berishaj, ku emërimi i tij në këtë pozitë vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare në Kosovë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azilkerkues-1

Të rinjtë të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

flamuri izraelit qeveria

Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

arben taravari

Taravari, Osmanit: Mos u bën haxhi pishman për “Ballkanin e Hapur”

aksident gjermani kamion

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

BE do të ndajë rreth 750 milionë euro për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Ballkanin Perëndimor

pompa-benzines-derivatet-naftes

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

burgu

Arrestohen 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve në Maqedoninë e Veriut

derivate nafta dizeli benzin

A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

INFO

NA NDIQ