A e thumboi Fatmir Limani, Ali Ahmetin?!

0

Gjatë debatit të mbrëmshëm ku ishte i ftuar Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili duke folur mbi aktualitetet politike, i befasoi pothuajse të gjithë me konstatimin e tij për ngjarjet e 27 prillit, ku për të akuzuarit u shpreh se vepra për terrorizëm është vepër e rëndë me të cilën kualifikohen të akuzuarit.

Ky konsatim i Ali Ahmetit në menyrë virale pushtoj rrjetet sociale, kishte reagime të ndryshme nga ky konstatim i çuditshëm.

Një nga ata ishte edhe një postim i Fatmir Beqir Limanit i cili kishte shkruar:
Terrorizëm!!! Dhjetë shkopinjë në prapanicë të huaj falen lehtë, por një tek e ytja nuk falet” internacionalizmi i tepruar do të na hajë kokat shpejtë…!

Edhe pse në këtë postim, nuk eshte potencuar se ja ka dedikuar Liderit të BDI- Ali Ahmeti, megjithatë kjo eshtë nënkuptuar ngase eshte postuar menjher pas debatit televiziv ne Clik Plus ku ishte i pranishëm Kryetari i BDI Ali Ahmeti.

Fatmir Limani ndryshe është nipi i Fazli Veliut dhe kushëri i Ali Ahmetit i cili shpeshherë ka qenë kritik dhe i zëshëm ndaj fenomeneve dhe veprimeve të dëmshme qe kanë ndodhur në BDI./Infomagazin/