A ekziston ‘grup i zjarrit’ në BDl? Flet Blerim Bexheti (video)

“Saraji ka votuar për një program, për një ekip, qytetarët e Komunës së Sarajit kanë votuar për një program për një ekip për një axhendë 4 vjeçare të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilës i prin z.Ali Ahmeti”, deklaroi në Click Plus Blerim Bexheti nga BDI.

Bexheti ka folur edhe për raportet e BDI-së me LSDM-në.

Ai tha se BDl dhe LSDM nuk janë njëjtë, siç kanë deklaruar më parë disa funksionar tjerë të BDI-së.

Bexheti shtoi se BDl dhe LSDM, asnjëherë nuk mund të jenë një dhe se ata që deklarojnë ose nuk dinë dhe nuk kuptojnë politikat ose kanë dëshirë për ta thënë.