A është buka e zezë më e shëndetshme se e bardha

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/04/2023

Buka është një ushqim i domosdoshëm që përdoret në të gjithë botën. Ka lloje të ndryshme, por buka e zezë dhe e bardhë wshtw më e konsumuar.

Eksperti i të ushqyerit Russi Parmar foli për Pinkville për dallimet mes bukës së zezë dhe të bardhë.

Cili është ndryshimi i vërtetë?

Ndërsa nuk ka një ndryshim të madh në kalori, ka një ndryshim të madh në lëndë ushqyese. Buka e zezë ka padyshim më shumë lëndë ushqyese se buka e bardhë.

Buka e zezë bëhet nga pjesë të kokrrave të grurit: krunde, endosperma dhe embrion, prandaj ka një ngjyrë të errët. Buka e bardhë bëhet nga endosperma e kokrrës së grurit, e cila i jep ngjyrën e bardhë karakteristike.

Gjithçka për bukën e zezë

Buka e zezë bëhet nga mielli i grurit të plotë që nuk është përpunuar për të hequr tulin dhe embrionet. Është më ushqyes sepse përmban më shumë fibra dhe lëndë ushqyese sesa e bardha.

Gjithashtu, buka e zezë është më e pasur me fibra, dhe përmban më shumë vitamina B-6 dhe E, magnez, acid folik, mangan, zink dhe bakër.

Buka e zezë është sigurisht më e shëndetshme dhe më ushqyese dhe kalorike. Vlera ushqyese e bukës së zezë është veçanërisht e përshtatshme për të rriturit dhe njerëzit që janë të fokusuar në humbjen e peshës.

Gjithçka për bukën e bardhë

Buka e bardhë bëhet nga mielli i rafinuar i grurit që përpunohet për të hequr tulin dhe embrionet. Përmban miell gruri që është “zbardhur” me substanca kimike për ta bërë ngjyrën e bukës më të lehtë.

Niseshteja e rafinuar i shtohet edhe bukës së bardhë. Krahasuar me bukën e zezë, ajo ka më pak fibra.

Për të përcaktuar nëse buka e zezë që po hani është e shëndetshme apo jo, këshillohet që thjesht të kontrolloni përbërësit e shënuar në paketim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Studimi: Lënia e duhanit ul në mënyrë drastike rrezikun e kancerit në çdo moshë

lumturi-gezim

Një teori e re për lumturinë do t’ju ndihmojë të ndryshoni stilin e jetës

rruza-te-gjakut

A funksionon vërtet dieta e grupit të gjakut?

zhivko mukaetov alkaloid

Konferenca e parë ndërkombëtare për Cefiksim në Stamboll, e mbështetur nga Alkaloid

veshkat

Informacione bazë që duhet t’i dini për dhimbjet e veshkave

mengjesveze-750x500-e1555512355663-650x358

Çfarë duhet të përmbajë një mëngjes i mirë që ju ndihmon të humbisni peshë

032420-covid-coronavirus-adobestock_327784750-600x360-1

Studimi i ri zbulon sa kohë qëndron Covid-19 në trupin tonë

operim operacion shendetesi

Fëmija 4 vjeç është pacienti më i ri në dializë në Maqedoni, të paktën 150 persona presin për transplantim veshke

operim operacion shendetesi

Ministria e Shëndetësisë: Realizohet transplant multiorganësh në Maqedoni

INFO

NA NDIQ