A fitohet para duke pirë kafe? U shemb skema piramidale “BigCommerce+”

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/01/2022

Duke pirë kafe e duke i bërë 50 klikime në telefon fiton një përqindje të shitjeve online.

Kështu tashmë disa muaj shumë qytetarë u mashtruan nga platforma BigCommerce+.
Aty u investuan shuma të mëdha me shpresë se për disa ditë investimet do t’i dyfishojnë.
Por prej disa ditësh kjo skemë piramidale u shembë e shumë qytetarëve nuk po u jep fitimin e tyre. Shuma e parave mbeti vetëm shifra në numra.
Median Abazi që merret me cryptovaluta e ka kuptuar mashtrimin që po bënë ky aplikacion. Ai ka një mesazh për ata që investuan.

“Është edhe një problem tjetër që i kisha këshilluar të gjitha ata që kanë investuar tani në Bigcommerc ka mundësi që të shfaqet një fenomen që do të duhet të shti 10% ekstra vlerë që ti zhbllokohet llogaria tjetër që e posedojnë në kuletën e tyre. Mos bien pre e mashtrimeve të radhës nëse do të kërkohet një gjë e tillë”, tha ai.

Në studion e Click Plus në TV21 mbrëmë ishin edhe dy njohës të fushës së informatikës për të treguar se çfarë realisht po ndodh me BigCommerc+.
Por a do të mund t’i kthejnë parat ata që investuan?

“A besoni që mund të kthehen? Unë për mendimin tim nuk besoj. Shpresoj të gjitha ato që kanë investuar në një mënyrë do ti kthejnë të hollat dhe nuk dua asnjëherë të them pesimist për investimet e të tjerëve por nuk e di koha do t’i tregoj”, u shpreh Isa Fida.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Haliti thotë se shteti mund të bllokoj IP adresën por kjo nuk do të mund të ndal mashtrimin, duke thënë se mashtruesit mund të hapin IP adresa tjera.

“Origjinën nuk e kanë këtu tek ne, e vetmja mundësi e ka shteti është të ju dërgoj kërkesë Internet servis provajderëve dhe ata ta bllokojnë një IP të caktuar. Ata që merren veshtë me informatikë e dinë që bllokimi i një IP adrese nuk do të thotë edhe aq shumë se mashtruesit vetëm e marrin një IP tjetër dhe vazhdojnë mashtrimin e tyre”, deklaroi Haliti.

Në internet kanë qarkulluar edhe disa fotografi ku shihen shuma të mëdha të investuara nga qytetarët.
Kjo skemë mashtrimi sipas mysafirëve në Click Plus më së shumti ka infektuar banorët e Maqedonisë së Veriut./TV21

TË FUNDIT
9 minuta
Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku
11 minuta
Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares
18 minuta
Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes
32 minuta
Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi
1 orë
Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Heqja e 20%-shit që i referohet gjuhës shqipe, Sejdiu nga VLEN: Nuk kemi arritur ende të hapim këtë temë
5 orë
ZNAM përkrah Gashin për kryeparlamentar
23 orë
VMRO kërkon përgjegjësi për sallat kirurgjike, thotë se ministri Demiri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh
32 minuta
Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi
1 ditë
Angellovska-Bezhoska: Megjithë goditjet, stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%

LEXO MË SHUMË

glauk Konjufca VLEN

Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku

policia-714x420

Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares

IMG_2505

Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes

vlen tetove

Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi

Afrim Gashi

Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

IMG_2501

Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

IMG_2495

Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve

IMG_2494

Parlamenti verifikoi mandatet e 118 deputetëve

bilall kasami stadium

Komuna e Tetovës nuk respekton vendimin e Qeverisë, vazhdojnë punimet për rinovimin e Stadiumit

INFO

NA NDIQ