A ishin të rastësishme ngjarja në spitalin e Tetovës dhe aksidenti i autobusit në Bullgari, flet Alfred Cako (VIDEO)

Konspiracionisti Alfred Cako, ka folur në lidhje me tragjedinë që ndodhi disa ditë më parë në Bullgari, ku një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut që po kthenin nga Turqia pësoi aksident, shkruan InfoShqip.

Cako, vuri theksin se djegia e autobusit duke u cilësuar si ndër më të sigurtit ndaj zjarreve, mënyra se si ka shpërthyer, lë të kuptohet që aty brenda, ka pasur lëndë shpërthyese. Këtë aksident ai e cilësoi si të qëllimshëm, pasi në këtë autobus ka pasur shumicë shqiptare dhe thuajse asnjë maqedon.

Gjithashtu, Cako tha se e njejta pak a shumë ndodhi disa muaj më parë në shpërthimin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Ai tha se duhet të verifikohet gjithçka, por që sipas tij aty janë bërë transplante të organeve të pacientëve që kanë qenë në fazën e fundit të virusit dhe për të mos u kuptuar ndodhi një shpërthim.

Cako i bëri thirrje shtetit shqiptar që të reagojë dhe të mos e lërë zbardhjen e këtyre rasteve në dorën e Zaev./InfoShqip.com