Fatmir Limani, bashkëveprimtar në UÇK në vitin 2001 me Ali Ahmetin, Musa Xhaferin, Fazli Veliun, Sadulla Durakun, Hazbi Likën e të tjerë. Ai ishte pjesë e BDI-së për rreth 20 vjet. Ka bartur funksione publike si kuadër i BDI-së, ndërsa një periudhë ishte zëvendësdrejtor në ELEM.
Limani është edhe në lidhje familjare me Ali Ahmetin.
“Unë jam nip. Të ta shpjegoj. Nëna ime dhe Fazli Veliu janë vëlla e motër, ndërkohë që nëna ime Ali Ahmetin e ka djalë halle. Që i bie se është prej dajallarëve dhe ne me automatizëm i themi dajë. Por dajë biologjik dhe të afërt e kam Fazli Veliun”, tha Fatmir Limani
Në Vitin 2021 ai prishi raportet me BDI-në pas pakënaqësive që kishte dhe kandidoi si i pavarur për kryetar të Kërçovës. Një kohë të shkurtër ishte pjesëtar i “grupi i zjarrit” së bashku me disa zyrtar të lartë të BDI-së, të cilët shprehën pakënaqësi ndaj qeverisjes së partisë së Ahmeti dhe në veçanti me emërimet e saj në ekzekutiv. Ndërkohë në fillim të vitit 2022 zyrtarisht u bë pjesë e Lëvizjes Besa.
Tani Limani me Lëvizjen Besa është pjesë e koalicionit qeverisës në kuadër të koalicionit VLEN. Ai është emëruar Ministër i Politikës Sociale, Demografi dhe Rini.
Së fundmi nëpër rrjetet sociale shkruhet se atij iu është refuzuar viza amerikane.
G: Fatmir Limanit nuk iu dha viza për në Amerikë, si e komentoni këtë dhe a do të vazhdojë të mbetet ministër?
“Sot jemi në një ngjarje shumë më të mirë për Tetovën, është çështje politike, do të kemi raste të tjera për këto komente”, tha Bilall Kasami.
Tentuam të marrim përgjigje nga ai, por nuk arritëm. Ndërkohë Limani vendosi që të sqarohet përmes një statusi në facebook, duke thënë se arsyeja e “pengesës së lëvizjes” së lirë është se ka flijuar gjithçka për Ali Ahmetin.
“Arsyeja e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare. Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdesshëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes së përjetshme. Nëse doni shpjegim më të qartë.., i thoni Ali Ahmetit të zgjedh një televizion debativ dhe u sqaroj”, deklaroi Fatmir Limani
Reaguan edhe partitë opozitare. Nga Aleanca e Selës kërkuan dorëheqjen e tij.
“Kërkojmë menjëherë dorëheqjen ose shkarkimin e Fatmir Limanit! Ky nuk është vetëm një dështim personal i tij, por një njollë e zezë për gjithë qeverinë”, tha ASH-Sela.
Pas kësaj në facebook vijoi edhe një shkrim tjetër i Limanit
“Dhe çka nëse “viza” nuk është e refuzuar, o’Tosun Pasha ?!!!
Mos bëj hop, përpara se kërcen….”, shkroi Limani.
Ambasada amerikane shpesh herë di të refuzojë viza për politikanë, sidomos kur bëhet fjalë për korrupsion. Më herët flitej se edhe një ministri të BDI-së nuk iu dha vizë, ndërsa më pas në listën e zezë të DASH u shpall ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi.