A janë takuar Ahmeti dhe Zaev për “fshesën” qeveritare? Përgjigjet Bujar Osmani!

0

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani deklaroi sot se ende nuk është realizuar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për rikonstruimin e qeverisë. Takimi i planifikuar nuk është realizuar për shkak të pushimit të kryeministrit Zaev, shkruan Gazeta Lajm.
“Ju e dini që kryeministri nuk ka qenë këtu disa ditë. Presim kthimin e kryeministrit dhe ditët e para pas kthimit të tij do të realizohet takimi”, deklaroi Osmani.
Ai mori pjesë në simulimin e negociatave me Komisionin Evropian që sot u mbajt në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
I pyetur se a do të jep personalisht dorëheqje nëse nuk fillojnë negociatat me BE-në, Osmani tha se kjo çështje është shumë më e madhe se sa fati individual i ndonjë personi, e madje edhe tërë qeverisë. Ai premtoi se do të lëvizë çdo gur e guralec, për të bindur vendet e BE-së që kanë dilema, para së gjithash Francën dhe Holandën.