A jetohet me 50 cent në ditë?

Picture of designer@fetishimedia.ch

29/01/2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) në Maqedoni janë 36 mijë familje që janë raste sociale dhe që presin ndihmat financiare nga shteti.

“Jam vetë i pesti në shtëpi dhe gati se shtatë vite marrë 10 mijë e 300 denarë ndihmë në muaj.

Asnjëherë nuk më kanë thirr për ndonjë vend pune, edhe pse disa herë jam interesuar. Unë nuk e dij se a ka më keq edhe në Afrikë se sa tek ne, sidomos ne rastet sociale”, rrëfen për agjencinë e lajmeve INA, R. I, një nga viktimat e këtij erozioni social që ka përfshirë mbi 36 mijë familje me ndihma “absurde” sociale në Maqedoni.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe shumë pjesëtarë që marrin ndihma sociale.

Ata thonë për agjencinë e lajmeve INA se me ndihmat që marrin s’munden t’i mbulojnë as faturat e shërbimeve.

Se si ja dalin me këto çmime marramendëse një Zot e dinë. Ata nuk i kanë as 50 cent në ditë për ushqime.

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e çmimeve në periudhën e kaluar, ka prekur veçanërisht shumë shtresat më të brishta të shoqërisë, ata më të varfrit. Shtetet e rajonit janë përpjekur që nëpërmjet disa pakove sociale t’u dalin në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.

Përveç masave të tjera, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe kanë dhënë edhe shtesa të vogla mbi ndihmën sociale për familjet e prekura.(INA)

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË