A ka Aleanca plan nëse Serbia e kalon kufirin me Kosovën,çfarë thotë Ambasadorja e SHBA’së në NATO?

INA
INA

06/10/2023

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Smith në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën angleze, ka folur për zhvillimet në Veri dhe tensionet që u shkaktuan atje pas sulmit terrorist dhe grumbullimit të forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

E pyetur nga gazetari i DW nëse NATO ka një plan në rast se Serbia vendos ta kalojë kufirin, Smith ka thënë se Aleanca është duke e monitoruar situatën derisa është duke u siguruar se KFOR ka aftësitë dhe personelin e mjaftueshëm për tu përballur me çdo eskalim të ardhshëm.

“Aleanca e NATO’s ka një mision të quajtur KFOR atje. Jemi përballur me destabilizim në rajon që lidhet me ngjarjet që ndodhën para dy javësh, ku u vranë disa persona dhe po ashtu edhe me dhunën dhe destablizimin që ndodhi gjatë majit të kaluar . Ne u takuam për këtë cështje të premten për të biseduar se çfarë mund të bëjë KFOR’i” ka thënë ajo.

Tutje Smith ka thënë se situata në Kosovë është në mendjen e aleatëve të NATO’s dhe se situata do të monitorohet.

“Ajo që kemi bërë për momentin është rritja e disa forca rezervë por edhe po i monitorojmë ngjarjet në terren po bëjmë thirrje për deeskalim por po sigurohemi që forcat e KFOR’it kanë aftësinë që iu duhet dhe personelin që i duhet dhe që të jenë në nivelin e lartë të gatishmërisë, që të përgatiten për çdo eskalim të ardhshëm . Pra është diçka që është në mendjen e aleatëve të NATO’s dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër” ka theksuar Smith.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

Kovacevski

Kërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen nga partia më e madhe opozitare

stevo pendarovski

Pendarovski: Provokimet nacionaliste janë rezultat i fushatave propagandistike nga qendrat e huaja

pushk-gjahu

Vritet 56 vjeçari në Kërçovë nga një pushkë gjuetie

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

policia-franceze-france

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë? (FOTO)

INFO

NA NDIQ