A ka krizë në koalicionin qeveritar? Flasin nga VMRO-DPMNE

Picture of ina-online
ina-online

25/09/2024

VMRO-DPMNE si një nga partitë më të mëdha në pushtet këmbëngul se koalicioni qeveritar është stabil. Këtë e theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, përcjell INA.

“Që koalicioni qeveritar është stabil tregon edhe fakti që në Kuvend kemi pothuajse shumicë prej 2/3. Qeveria është fokusuar në projekte dhe masa që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët. Raportet janë në drejtim të një dialogu stabil politik për zhvillim dhe transformim ekonomik”, nënvizoi Miteva.

Debatet e nxehta midis partnerëve të koalicionit u nxitën nga një deklaratë e deputetit të VLEN, Halil Snopçe, i cili theksoi se nëse në Kuvend kalon Ligji për “branitellat” maqedonas, atëherë koalicioni i tyre do ta braktisë Qeverinë.

“Ju qoftë me fat”, kështu e ka komentuar kryeministri Hristijan Mickoski deklaratën e deputetit të VLEN-it, duke theksuar se nuk ka pritur një deklaratë të tillë dhe nuk pranon kushtëzime dhe shantazhime.

Ministri i Shëndetësisë, njëherë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të KB-së, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku janë VLEN dhe ZNAM, janë korrekte dhe se kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionojë. Qeveria, thotë ai, ka strategji më afatgjate, por nevojitet konsultim më i shpeshtë dhe sinkronizim ndërmjet partive politike në pushtet. Ai beson se reagimi i Snopçes ndaj ligjit për “branitellat” ka qenë, siç tha ai, ashtu siç duhet, por shpreson që në shumicën qeveritare të ketë koordinim dhe “ky problem i vogël” të tejkalohet. (INA)

TË FUNDIT
2 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
2 orë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias
3 orë
Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar
3 orë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

ME TE LEXUARA

3 orë
Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar
23 orë
Dokumentet mund të merren edhe në Saraj, Iseni: Jemi në shërbim të qytetarëve
17 orë
LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!
2 orë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias
22 orë
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e falënderoj që dëshiron të ndihmojë...
15 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

LEXO MË SHUMË

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia bardhi

Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore

administrata-600x360-1

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

halil snopce arben taravari

Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

korridori 8 dhe 10

BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

euro

6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

AHMETI

Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve

alex salmond

Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ