A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

Picture of Ina Online
Ina Online

02/10/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emisionin “Mirëmengjesi Maqedoni” në Kanal5 tha se nuk ka krizë në qeveri, edhe pse me kryeministrin por edhe ministrin e drejtësisë kanë qëndrime të ndryshme për ligjin për amnisti.

Sipas Spasovskit, bëhet fjalë për qëndrime të ndryshme të pushtetarëve, duke theksuar se zgjidhja duhet kërkuar në ngritjen e kapaciteteve në burgjet e vendit.

“Qëndrimi im është se as koha dhe as momenti nuk është i përshtatshëm për miratimin e ligjit për amnisti… Ata persona që kanë kryer krime kryesisht grabitje, vjedhje të rënda dhe të ngjashme, paraqesin një barrë shtesë për situatën e sigurisë, ose nëse shikojmë në ligjet e mëparshme për amnisti do të shohim se shumica e atyre personave do të kthehen pas dy-tre muajsh, sepse kanë bërë sërish krim”, tha ministri Oliver Spasovski.

Kryeministri Kovaçevski, i cili mbron ligjin për amnisti, paralajmëroi intervenim amendamentues me qëllim që amnistia të mos vlejë për rastin “Monstra”.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në mënyrë direkte ka kritikuar qasjen e ministrit Spasovski, duke aluduar se ky i fundit mund të jetë kandidat për garën presidenciale.

“Uroj që fushata e ardhshme politike për zgjedhjet presidenciale të jetë në frymën më konstruktive të mundshme me rezultate të arritura dhe llogaridhënie nga të gjithë ne” , deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Ndonëse propozimi/ligji mori dritë jeshile në qeveri dhe dërgohet në Kuvend, kryeministri Kovaçevski ditë më parë tha se LSDM-ja do të dorëzojë amendamente nëse me këtë ligj përfshihet amnistia e dy të dënuarve në rastin “Monostra”. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, nga Ligji për Amnisti të paktën 286 persona do të lirohen krejtësisht nga burgu dhe mbi 960 të tjerë do të përfitojnë liri të pjesshme. (INA)

TË FUNDIT

BDI duhet të hyjë në garë pa Ali Ahmetin

Ushtria, e kujt!

“Por një natë…”- Ilnisa Agolli flet për ndarjen nga Meriton Mjekiqi?

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës

Kreu i BDI-së në Reçicë nënshkruajnë deklaratat për veting dhe reformë gjithëpërfshirëse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË