Medai Shaholli
Një vajzë e re pasi ishte lodhur duke kërkuar burrë në internet pa sukses, vendosi ta kërkonte me shpallje oferte në një pankartë gjithsesi përmes internetit, ku numëronte kërkesat e saj për burrin që i plotësonte ato kërkesa.
Ajo që thoni ju more shokë, po kërkonte një burrë trim t’i lajë pjatat, të bëj gjellën, të hekuros, të fshijë shtëpinë dhe të laj rrobat në lavatriçe sa herë duhet!
Priti me javë e priti muaj, kaluan dhe vite por vajza ngeli pa burrë, pasi burrave u vinte turp të martohen me një vajzë beqareshë e stazhionuar me kërkesa të papranueshme.
Atyre pak kandidatëve që hezitonin u vinte turp ta marrin vesh shokët se do martohen me një vajzë që do t’i bënin punët e shtëpisë dhe ca më keq akoma do ndiheshin si kollovarë në shtëpitë e tyre.
Kësisoj more shokë, kaluan vite dhe lënesha e lagjes sonë nuk gjeti dot burrë, pasi burrat e qytetit tonë nuk pranonin kërkesat e lëneshës sepse u vinte turp nga ato kërkesa që burrin e bënin si kollovar në shtëpi të vet.
Burrave të lagjes ua kishte qejfi, po sedra e të qënit burrë me dy ‘rr’ dhe jo me një ‘r’ nuk ia lejonte të martohen me lëneshën e bukur se do t’i tallnin shokët për faktin që filani u bë ‘burrë gruaje’ që e shpie vërdallë ajo!
Megjithatë, lënesha e stazhionuar vazhdon ta mbajë ofertën e hapur me kërkesat e saj por që burrë nga qyteti ynë nuk gjen dot.
Ajo gjithsesi në fund të ofertës ka shtuar:
A ka më burra të tillë?!😃
https://www.facebook.com/photo/?fbid=808057207353641&set=a.105140070978695