Olta dhe Gerta Gixhari janë ndër personazhet më të ndjekura të showbizit shqiptar. Me pjesëmarrjen e tyre në spektaklin “Big Brother”, motrat fituan zemrat e mijëra ndjekësve dhe krijuan një bazë të fortë fansash.
Megjithatë, së fundmi fansat kanë vënë re një detaj interesant në rrjetet sociale: as Olta dhe as Gerta nuk i pëlqejnë apo komentojnë postimet e njëra-tjetrës. Kjo mungesë ndërveprimi virtual ka ngjallur dyshime për një ftohje të mundshme në marrëdhënien mes tyre.
Derisa të vijë një reagim zyrtar nga motrat, mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për një raport që nuk është më si më parë.