“Lugansku dhe Donetsk që nga pala ruse u njohën si të pavarura nga Ukraina nuk mund të krahasohen me Kosovën, sepae paralele të tilla i përkasin propagandës antiperëndimore.”
Kjo është theksuar mbrëmë nga zvkryeministri për integrime evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq në një prononcim për Kanal5, përcjell INA.
“Mendoj se nuk ka nevojë të mbajmë qëndrime ndryshe që janë të ndryshme nga interesi ynë. Ne e kemi njohur Kosovën dhe të gjitha hapat e vendit tonë janë në atë drejtim, për ne duhet të kemi një temë se si t’i arrijmë interesat tona”, tha Mariçiq.
Sipas tij, qëndrimi shtetëror karshi problemit ukraino-rus është parimor dhe se ne qëndrojnë pranë Ukrainës.
“Ne mbështesim zgjidhjen diplomatike dhe është e rëndësishme që të bëhet një format i bisedimeve që do t’i japë fund luftës sa më shpejt”, theksoi zvkryeministri për eurointegrime.(INA)