A kujtohen shqiptarët e Manastirit vetëm më 22 Nëntor? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti (VIDEO)

0

Pas ndarjes së çmimit shtetëror “22 Nëntori” në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gazetarët e kanë pyetur kreun e BDI-së Ali Ahmeti, nëse shqiptarët e Manastirit kujtohen vetëm më 22 nëntor – Ditën e Alfabetit, shkruan gazeta LAJM. Por, Ahmeti, tha se BDI-ja ka punuar në vazhdimësi për shqiptarët e Manastirit dhe se situata atje ka ndryshuar dukshëm në dy dekadat e fundit.

A kujtohen shqiptarët e Manastirit vetëm më 22 Nëntor? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti (VIDEO)

A kujtohen shqiptarët e Manastirit vetëm më 22 Nëntor? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Freitag, 22. November 2019

“Ne në vazhdimësi kemi punuar që shqiptarët në Manastir të punojnë dhe jetojnë të qetë dhe të jenë të përfaqësuar drejtë nëpër institucione. Ditën kur në Manastir u mbajt konferenca shkencore për Kongresin e Alfabetit, eskortën time e ka siguruar një djal i Manastirit që punonte në policinë e Manastirit në vend udhëheqës, por kishte edhe policë shqiptarë. Sigurisht, andej duhet më tepër përkushtim dhe angazhim. Disa herë kemi bërë përpjekje për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe, por akoma nuk kemi patur sukses sepse suksesi varet edhe nga vetë angazhimi i qytetarëve për regjistrim të nxënësve në gjimnazin në gjuhën shqipe. Dhe, unë i siguroj të gjithë shqiptarët në Manastir dhe vendet tjera ku ato janë minoritet, të mos jetojnë me frikë sepse gjërat kanë ndryshuar në Maqedoninë e Veriut. Pra, të jenë më të organizuar për t’i realizuar të drejtat e tyre që ju takojnë”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ndërkohë, fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2019 janë shpallur David Hosaflok, studiues, historian dhe humanist dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë./Lajmpress