A MOS VALLË, RINIA E JONË RRON “VERESIE!”

0

Fadil LUSHI/
Miku im i dashur! Nëse e mban veten atdhetar a “vatanli”, nëse hiqesh si politikan, nëse hiqesh si diplomat, nëse hiqesh sipërfaqësues i “miletit” në Kuvendin Popullor, nëse e di vetenministër diaspore, nëse hiqesh si analist, nëse hiqesh si mësues, nëse bën punëne sociologut, e psikologut,nëse hiqesh si kryefamiljar, nëse hiqesh si kryeparistatistikës demografike, nëse hiqesh si president shteti, nëse e mban veten poet,nëse hiqesh si rapsod popullordhe nëse me të vërtetë të shqetëson ai fenomeni i trishtë…,apo dukuria shoqërore që sot e gjithë ditën e Perëndisëllafos ikjen a shpërnguljen masive të rinisë nga Ballkani,fillimishtduhet të respektosh institucionin: “mendim ndryshe” dhe njëkohësisht“duhet ta mësosh përmendsh”atë mençurinë shkodrane,e cila, pos të tjerash, thotë edhe këtë: “Me sa duket ne mbetemi viktimë e përhershme e së vërtetës, si gjithmonë, që durojmë kur duhet ngutur, e ngutemi kur duhet duruar, luftojmë dhe bëjmë zhurmëkur duhet ndenjur urtë dhe rrimë heshtur kur duhet thënë ‘açik’ fjala…”. Për këtë dhe arsye të tjera, kryefjala dhe kallëzuesi i këtij shkrimi ka të bëjë me dukurinë shoqëroretë sipërpërmendur,që në vijimësiashtu pamëshirshëm e shkrin kombin, po edhe e rëndon zhvillimin demografik të vendit, sot dhe në të ardhmen.
Dhe sot, politikanët dhe partitë politike, në veçanti ato opozitare, që me çdo kusht më-tojnë“ta rimarrin pushtetin”, në asnjë mënyrë nuk kanëtë drejtë t’i paragjykojnë të rinjtë pse e braktisin vendin. Ata s’kanë asnjë të drejtë ta llafosin këtë “mesele!”Ministria eDiasporës njëherë e përgjithmonë duhet “ta harrojë” kthimin e mërgatës, analisti duhet “ta harrojë”analizën e radhës që për kryefjalë dhe kallëzues do ta kishte maturantin dhe studentin e diplomuar, që sot bëjnë kamerierin nëpër restorantet e qytetit dhe katundit,studentin që bënpunën e magazinierit të ndërmarrjes a edhe punën e muratorit…, këta çunanuk u larguan nga vendlindja“për kokërr të qejfit”, e lëre më për shtatë palë “qejfe” të tjera, siç parapëlqejnë të thonë njerëzit që i kanë punët në “terezi”, njerëzit që shtiren si “patriotë të ndershëm, të shquar dhe të flaktë!”…, njerëz të cilët që në momentin kur do “marrin haberin”e ikjes së të rinjve, pa një pa dy dot’i lëshojnë lotët si të rrëshqanorit të madh, mu në oborrin e “fakirfukarasë!”Mos vallë, mësuesi ynë i dashur(“nuk”) ka të drejtë të shqetësohet pse i “ikin” nxënësit apo pse i pakësohet a i zvogëlohet në mënyrë të ndjeshmeklasa! Mos vallë sociologu “do të detyrohet” të kërkojëtë drejtën e tij për ta “rishkruar hartimin që nga fillimi” në lidhje meshkaqet dhe pasojat e migrimit! Mos vallë, psikologu(“nuk”), “do të ketë aftësinë” ta kuptojë shpejt e drejt gjendjen shpirtërore të të rinjve që ikën dhe të tjerëve që “përgatisin strajcat e kurbetqarit!” Mos vallëkryefamiljari dhe nënëlokja(“nuk”) do të pësojnë tronditjen shpirtërore të radhës. Mos vallë në një të ardhme të afërt kryepari i statistikës demografike(“nuk”) do të “shastiset fare me hesapet” që nuk do t’i dalin, apo do të shpikë nga mendja numra të paqenë! Mos vallë presidentit të “dovletit (“nuk”) i ha palla fare” pse të rinjtë “lëshojnë vendin ku janë lindur”! Për ç’arsye disa“alamet demografëve dhe ca politikanëve të shqetësuar dhe të harlisur” pikërisht sot u paskësh rënë ndërmend të organizojnë simpoziume për problemet e të rinjve që ikin rrugëve të botës!“Helbete”, njeriu“me shpirt të ndjeshëm”nga lagjja jonë (“nuk”) do “të qëndisë” poezinë lirike“dedikuar çunave dhe gocave të kurbetit”…, “helbete”rapsodi i popullit, edhe kësaj radhe(“nuk”) do të këndojë me lahutë“plagët e dheut të huaj!”A mos vallë kënga e thurur nga ana e “tallavaistit”, kushtuar “eksodit të rinjve drejt Evropës”, (“nuk”) do të materializohet nesër e pasnesër!A mos vallë sot, nesër dhe pasnesër ish-diplomati yni idështuar nuk do thotë: “Unë dikur në majë të gjuhës e kisha idenë për pengimin e shpërnguljessë të rinjve…, po ja që në momentin e fundit kur m’u flak ideja (oportuniste dhe dehumane-nënvizim ynë),qesh i detyruar ta hesht këtë vaki!”
E gjithë kjo harresë dhe “ky ndërrim mendje a pendesë” e ish-nëpunësit të lartë, e gjithë kjo heshtje prej varri e shtetit, e gjithë kjo“shkarravinë ime”, i gjithë ky shqetësim i rremë i pushtetarëve dhe e gjithë kjo retorikë e përditshme dhe boshe sa i përket ikjes së të rinjve, besoj se nuk i nderon ata që nuk kanë perspektivë të afërt e të qartë! Dhe,kur rinia nuk do gjejë as edhe një shteg të ngushtë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë, atëherë i mbetet ta kujtojë atë çudinë e mbretëreshës së llastuar të Danimarkës, njëqind vjet më parë, kur këshilltari i saj i kishte thënë se populli kishte dalë në protestë dhe kërkonte bukë, ajo ishte përgjigjur e habitur: “Duan bukë!? Po pse nuk hanë biskota!” A mos vallë edhe te ne (“nuk”) ka të rinj, që prej “mbretëreshës të këtij shteti të përkëdhelur” (“nuk”) kanë të drejtë të kërkojnë punë…, dhe kur nuk do ta gjejnë, “dot’i mallkojnë fatet e tyre!”Ndërsa ti,“miku ynë”, pavarësisht se ç’profesion ke, pavarësisht se je i pasur,pavarësisht se nuk di se ç’është papunësia, pavarësisht se nuk ke “habere” se si duket magjja e skamnorit…, pavarësisht se nuk i dihallet e tyre, mirë do bëje të mbyllësh gojën…,të lus lëri të rinjtë në “dertet” e veta dhe, nëse nuk ke gjë të mençur për të thënë, të lusim edhe njëherë mos vazhdo të bësh“sehirxhiun”, propagandën zhurmuese dhe shqetësimin e rremë“se po të shteret a të boshatiset vendi!”Andaj, ti dhe të tjerët si ti, nuk keni të drejtë t’i paragjykoni …, lërini të ikin, lërini të shkojnë,sepse ata nuk meritojnë të jenë “hyzmeqarë” të lëmoshëtarëvetë cilët e kanë “humbur fare yzengjinë!”Dikur moti, shqiptarët shkonin në kurbet me beharin e parë të pranverës…, ndërkaq sot të rinjtë nuk kanë kohë ta presin stinën e “pranverës së vonuar!” Një ditë një miku im, gjithë hundë e buzë…, me dy çuna të diplomuar e pa punë, më tha: “Hasan Prishtina e kishte shkrirë pasurinë e tij për shqiptari!…, kurse sot ca shqiptarë gjysmën e vatanit po e shesin me humbje, një çerek po e japin qesim dhe çerekune fundit po e shesin toptan veresie!?”Hë, më qafsh, miku im i dashur!Mos i bëj lavdëresë shkrimit, sepse rinia nuk të beson…, ajo jeton pa një qëllim të caktuar!“Jazëk (na) qoftë!”