A mundet një haker të marrë kontrollin e një avioni?

INA
INA

14 Shtator, 2023

Një haker në tokë mund të marrë kontrollin e një aeroplani në fluturim. Avionët ushtarakë dhe civilë, madje edhe anijet kozmike, përdorin një rrjet kompjuterik në bord të quajtur MIL-STD-1553. Është një protokoll që i lejon ata të komunikojnë me radarët tokësorë, kontrollet e fluturimit dhe ekranet e avionëve. Prandaj, nëse një haker do të hynte në rrjetin 1553 gjatë fluturimit, piloti mund të humbiste kontrollin e sistemeve kritike të avionit, me pasoja shkatërruese. Kjo është arsyeja pse, kohët e fundit, “Sandia National Laboratories” në SHBA studiuan se si të mbronin këtë rrjet të rëndësishëm sigurie.

Përveçse e vështirësojnë aksesin në këtë rrjet, studiuesit kanë zhvilluar një strategji të ngjashme me “lojën e tre kartave”: ndryshimin e vazhdueshëm të adresave të rrjetit, numrat e identifikimit të caktuar për çdo pajisje. Por operacioni nuk është i thjeshtë, sepse ndërsa ka miliarda adresa rrjeti të disponueshme në Ueb, rrjeti 1553 ka vetëm 31.

Studiuesit arritën t’i ndryshojnë këto adresa në mënyrë të rastësishme dhe gjithashtu të fusin të dhëna të rreme, në mënyrë që hakerët, të mbështetur nga inteligjenca artificiale (të aftë për të mësuar automatikisht), të mos mësojnë të thyejnë mbrojtjen.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

facebook-meta

Meta prezanton robotët me “personalitet”

iphone-xs-photo-650x358

Shfletuesi Vivaldi vjen në iPhone dhe iPad

PS playstation

Sony me ofertë për blerësit e Play Station 5 – publikon listën e videolojërave falas

mark-zuckerberg

Meta prezanton robotët me “personalitet”

amazon-firma-587x396-1

SHBA-ja e akuzon “Amazonin” për monopol të paligjshëm

INFO

NA NDIQ