A planifikoni për të udhëtu në Gjermani, ja kushtet më të fundit?

Gjermania ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e virusit korona. Ky vendim vjen pasi që në vendin tonë ka zvogëlim të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Përveç, Maqedonisë, nga lista e vendeve me rrezik të lartë janë hequr edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, njoftoi Instituti “Robert Koh”.

Heqja nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë lehtëson udhëtimet në këtë vend.

Kufizimet do duhet që t’i zbatojnë vetëm vendet që kanë një incidencë shtatë ditore të koronavirusit mbi 200.

Njoftimi i bërë nga ministri i jashtëm Heiko Maas vjen menjëherë pas lajmit se Gjermania do të heqë nga lista e riskut shtete si SHBA, Kanadaja, Zvicra, Austria dhe disa rajone në Greqi. Më herët gjatë kësaj jave, edhe SHBA lehtësoi masat anti-covid për shumicën e vendeve të zhvilluara përfshirë këtu edhe Gjermaninë. s.b/abcnews.al