A po e thotë të vërtetën Hakan Sukur, ja si i përgjigjen disa portale?!

0

Ditët e fundit nëpër mediat shqiptare ka shpërthyer lajmi i ish futbollistit të njohur të skuadrës Turke Gallatasaraj, Hakan Shykyr se çfarë jete po bën në Amerikë, i kërkuar nga autoritetet turke, shkruan Kosovapost.

Ai për mediat ndërkombëtare ka deklaruar se punon si shofer i një kompanie të themeluar me emrin “Uber”, dhe se jeton në gjendje të vështirë ekonomike, shkaku i kësaj, sipas tij, është Presidenti Erdogan, që i’a ka marrë gjithë pasurinë që e ka pasur! Mirëpo a është e vërtetë që Hakan Shykyr jeton në varfëri dhe se Erdogan i’a ka marrë të gjitha?, shkruan Kosovapost. Sipas saj, Hakan Shykyr ka qenë një futbollist i njohur i Gallatasarajit nga qyteti Sakarja i Turqisë. Qyteti popullohet nga muhaxhirët e Ballkanit, përkatësisht shqiptar. Në vitin 2010 Shykyr ka kandiduar si deputet në partinë e Presidenti Erdogan në atë kohë si kryeministër dhe kryetar i AKP. Erdogan ka pranuar atë në parti dhe ai është bërë deputet në Kuvendin Popullor ne Turqi. Ajo për çfarë mbahet në mend Shykyr-i në Turqi është fjalimi i vitit 2012, ku ai deklaron se me prejardhje është shqiptar. Në atë kohë opozita Turke atë e kritikon ashpër ndërsa kryeministri Erdogan e ka mbrojtur atë nga sulmet e opozitës të asaj kohe. Shykyr si (murid) besnik i terroristit Fethullah Gylen, ka qenë një prej deputetëve të AKP-së, cilët Gylen i ka kontrolluar dhe me urdhër të tij ata edhe kanë dhënë dorëheqje nga postet politike, ku e kanë përkrahur Lëvizjen Gylen. Derisa Erdogan e honorizon me statutit e përfaqësuesit të popullit, në një përgjim që transmetohet në Youtube në vitin 2013, ai quhet si ‘kuti kripe’ nga një anëtar i lartë i organizatës Feto, i cili ishte përgjegjës për veprimet e deputetëve të kontrolluar nga Feto, në Kuvendin Turk. Hakan Shykyr është një prej futbollistëve më të pasur në Turqi. Ai është i njohur për pasurinë e paluajtshme në pronësinë e tij në Stamboll. Ai është pronar i dy apartamenteve ultra luks në qendër të Stambollit në Mecidiyekoy. A ika pasuri të madhe në Sakarya dhe shtëpi tjera në Stamboll. Pas dorëheqjes së tij nga pozita e deputetit a i ka shitur disa prej shtëpive të tij dhe ka emigruar për në SHBA. Si pjesë e komplotit politik për rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit Erdogan, ai ka transferuar parat e tij në vlerë prej 13 milion dollarëve në SHBA, shkruan, portali turk Foto.spor. Hakan Shykyri, ka një zinxhir restorantesh në SHBA, Dubai, Arabinë Saudite dhe se jeta e tij vazhdon të jetë e mbushur me vetura luksoze. Ai për momentin jeton ne Kaliforni, dhe vlera e shtëpisë së tij është 3 milion dollarë.