A po i bashkohet djali i Adem Jasharit kësaj partie politike?

0

Lulzim Jashari, djali i komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari është parë në një takim i shoqëruar me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas fotos së dërguar nga një sinjalizues, i biri i komandatit Adem Jashari ka qenë pjesëmarrës i një takimi të përbshkët me kandidatët për deputetë të këtij subjekti, Liburn Aliu, Gani Krasniqi dhe Enver Dugolli. Ata janë fotografuar në familjen e heroit, Afrim Zhitija në fshatin Llugë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali. Nuk dihet ende nëse ky takim është paralajmërim për zyrtarizimin e kalimit të Lulzim Jasharit në këtë subjekt politik, por ajo që duket e qartë është se ai po tregon afrimitet më përfaqësuesit e Vetëvëndosjes.