A po i vjen fundi BE-së, Trampi uroi Xhonson, paralajmëroi marrëveshje që nuk ka pasur ndonjëherë

0

Boris Xhonson shënoi fitre bindëse në zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Vota për partinë e tij konzervative ishte votë për përkrahjen e Bregzit, planin për shkëputjen nga BE. Por pak orë më vonë ka pasuar urimi i fuqishëm nga presidenti amerikan Donal Tramp. “Urime Boris Xhonson për fitoren e jashtëzakonshme. Britania dhe Shtetet e Bashkuara tanimë lirshëm do të mund të lidhin marrëveshje të madhe tregtare”, ka shkruar Tramp. Sipas tij, marrëveshja me Britaninë pas Bregzitit pretendohet të jetë një marrëveshje shumë më e madhe që është arritur ndonjëherë me Bashkimin Evropian. (INA)