A po ndryshon qëndrim SHBA për luftën në Gaza? Biden ‘mesazh’ të fortë Izraelit

ina-online
ina-online

29/11/2023

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dhënë një mesazh Izraelit, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Biden ka thënë se të vazhdosh rrugën e “vrasjeve dhe luftës” do të ishte t’i jepte Hamasit atë që ata duan.

Në një postim në “X”, Biden tha: “Hamasi kreu një sulm terrorist sepse ata nuk kanë frikë asgjë më shumë se izraelitët dhe palestinezët që jetojnë krah për krah në paqe”.
“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës është t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë.”

Redaktori i Sky News për çështjet ndërkombëtare, Dominic Waghorn ka dhënë mendimin e tij për atë që ai e quan një “mesazh të formuluar në mënyrë pak konfuze”.

“Interpretimi im është se nuk është një mesazh për Izraelin që të mos kthehet në luftë, por sigurisht që është një zbutje e gjuhës në Shtëpinë e Bardhë që kemi parë të shfaqet ditët e fundit,” thotë ai.

Zyrtarët në SHBA thonë se Izraelit i është thënë se nuk mund të zbatojë në jug të Gazës metodat e luftimit të përdorura në veri.

Izraeli është paralajmëruar se nuk duhet të shkaktojë zhvendosje masive të palestinezëve në jug dhe duhet të jetë i kujdesshëm rreth zonave humanitare, thotë Waghorn.

“Do të jetë interesante të shihet se çfarë prodhon diplomacia prapa skenave, por në radhë të parë është një përpjekje për të zgjatur armëpushimin përtej mbrëmjes së sotme.”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Aleksej Navalny

Disa orë para funeralit të Alexei Navalny, familja nuk kanë një makinë për të transportuar trupin

Lloyd Austin Llojd

Austin: Nëse Ukraina bie, besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

INFO

NA NDIQ