A po operojnë “Tigrat” në rrugët e Shkupit pa dijeni të MPB-së?

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/01/2023

Gjatë kohës së regjimit të Gruevskit, njësiti “Alfa” ishte ai që ndjellte frikë nëpër rrugët e Shkupit. E muajin e fundit, “Alfat” u zëvendësuan me njësitin “Tigrat”. Personi nga Shkupi është viktima e radhës e dhunës fizike që po ndodh nëpër rrugët e Shkupit, raporton KlanMaqedoni.

Para dy netëve, personi me iniciale B.S, është ndalur para Gjykatës themelore të Shkupit, është legjitimuar e më pas, pa asnjë shpjegim ka filluar rrahja.

Ai ka përfunduar në spital e sipas burimeve të Klan brenda qendrës klinike “Nënë Tereza”, pacienti ka lëndime në kokë, gjoks, në bërrylin e majtë, tek këmbët, qafa dhe gjakderdhje në veshë.

Dy javë më parë, nga MPB mohuan se ky njësit operon në Shkup. E sot dërguam sërish pyetje deri tek organi i rendit, por deri më tani, nuk ka përgjigje.

Ekipi i Klan Maqedoni, mbrëmë vonë doli në terren dhe hasi në dy vetura dhe një furgon pa tabela, i cili patrullonte nëpër rrugët e Shkupit.

U prezantuam si ekip televiziv dhe kërkuam që pjesëtarët e policisë të identifikohen sipas ligjit dhe të tregojnë se cilit njësit i përkasin. Por ato refuzuan dhe na thanë ta shohim punën tonë, e më pas u larguan.

Polici: Ne nuk kemi lidhje me ta, ata janë tjerë.

Gazetari: Domethënë kuptohemi. Ajo është, shumë e thjeshtë.

Ekipi i Klan arriti që ti fotografojë veturat që patrullonin.

E regjistrimet në veturat që patrullonin, nuk korrespondonin me llojin e veturave. Për shembull, vetura Land Rover, ishte me regjistrim që i përket veturë të tipit Fiat. Sipas burimeve të Klan, një polic ka paraqitur rast në kontrollin e brendshëm se më 15 janar ka qenë i keqtrajtuar në një lokal në Shkup nga pjesëtarë të njësitit “Tigrat”./KlanMaqedoni

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË