A po përçahet BDI…pyetje për 1 apo 1 milion dollarë?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2023

Naser Pajaziti

Disa individë partiak të lodhur e rraskapitur nga opozitarizmi e të kapluar nga emocionet se po hyjnë në Qeveri, po i shoh duke u marr me “Grupin e Zjarrit”, e kjo po duket sikur pjesën tjetër të BDI e shohin si engjuj!

Po edhe këta janë BDI, bile persona që mbajnë pozita shumë shumë të larta nga nënkryetar e tjera tjera…

Këtë luftë brenda llojit jemi mësuar ta shohim me vite e bile tani edhe dekada.

E mbaj mend një detaj para më shumë se 10 viteve kur drejtoja një gazetë ditore.

Në BDI-në e Tetovës kishte shpërthyer një konflikt i ashpër mes grupeve, kur njëri përfundoj në spital. Duke parë këtë ngjarje dhe prapaskenat që vijuan vlerësonim se nisi çarja dhe rrënimi, sepse në këtë përplasje ishin edhe disa figura kyçe. Por, vetëm pas disa ditëve në një takim të Ali Ahmetit në Tetovë u habitëm kur pam dy grupet duke i shkuar prapa, bile njëri edhe me paterica pasi që sapo kishte dal nga spitali.

“Po na jemi shokë, pavarësisht se çka ndodhë kemi qenë gjaknxehtë dhe Aliu e di momentin kur ulë temperaturat kur shkojnë në ekstrem”, më thoshte atëkohë një nga krerët e kësaj partie.

Kemi pasur edhe histori të kogja burrave që na thërrisnin që të heqim apo ti nxjerrim demante të deklaratave të tyre, se i kanë rënë pishman.

Edhe tani ka dilema se vërtetë a do marr fund kjo histori divorci apo çarje, sepse kur thua “Nëse na nxjerrin nga dera, ne hyjmë nga dritarja”, është diçka që nuk ta kap mendja.

E pra, s’ta kap mendja, që edhe pse të ndarë ata po ta mbushin sallën. Po ta lujnë opozitarin duke qenë këmbëkryq në kolltuk pushteti mbi 20 vjet. Po nxjerrin fakte e akuza se su bo gjo, as 3, 4, 10 vjet pushtet, duke drejtuar gishtin me emra e mbiemra.

Po japin materiale që kjo opozitë duhet që çdo ditë të mbajë konferenca për dobësitë e dështimet e pushtetit, e jo të mbyllin sytë duke u joshur për një kockë pushteti me skadencë.

Zgjedhjet veç po vijnë, edhe dita vendimtare ka me ardh, por me këtë qasje nuk vjen ndryshimi, por hiç e më hiç nuk vjen edhe gjithë ajo rini e ato familje që ikën larg e me larg në dhe të huaj!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arber ademi shtabi fronti evropian

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik (VIDEO)

Azir Aliu

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas, do ta përmirësojmë në periudhën e ardhshme

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

bujar osmani arben taravari

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

bilall kasami

Kasami: Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra

stevo pendarovski

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

bekim qoku

Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!

INFO

NA NDIQ